4.
Ju jeni një Amoksicilinë!
Jeni njerëz të besuar dhe jepni këshilla të mira. Shumë persona drejtohen tek ju kur kanë nevojë për ndihmë. Jeni njerëz që impenjoheni, dedikoheni dhe keni kurajo. Jeni dashamirës dhe keni tendencë për të rënë dakord me të tjerët, por mundoheni të mos përfshiheni në situata “të rënda”. Keni karakter të fortë dhe nuk dekurajoheni nga presionet e jashtme. Shëndetin tuaj e lini pas dore, vini në plan të parë shëndetin familjar.
A e dini se?Amoksicilina- është një antibiotik që jepet nga goja dhe është i ngjashëm me penicilinën. Është një nga antibiotikët që përdoret më shpesh në komunitet. Ka aktivitet të mirë kundër pneumonisë dhe infeksioneve të tjera të traktit respirator. Sidoqoftë, njësoj si antibiotikët e tjerë edhe amoksicilina mund të mbipërdoret.
Kujdes!Nëse nuk ndërhyjmë, është parashikuar që në vitin 2050 vdekjet për shkak të rezistencës ndaj antibiotikeve do të jene më të larta se vdekjet e shkaktuara nga kanceri dhe aksidentet rrugore të marra sëbashku. Duke përdorur antibiotikët vetëm kur këshillohen nga mjeku, në dozen e duhur dhe në kohëzgjatjen e duhur, ne mund të ulim ketë kërcënim të madh ndaj shëndetit publik!